Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se nuk është kundër investimeve të huaja në vendin tonë, duke pasur parasysh investimet në Sazan.
Tabaku theksoi se Porti i Durrësit u tha se do të bëhet pa marrë asnjë para nga buxheti i shtetit. Deputetja demokrate shtoi se duhet të bëhet një garë e hapur për investimet e huaja.
“Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për zonat e mbrojtura bën që në këto zona të ketë ndërtime. Është skandal fakti që ndërtohet në zonat e mbrojtura. Tani del lajmi se në Sazan do të ndërtojë një sipërmarrës serioz. Duhet të bëhej garë për kompaninë që merr përsipër të ndërtojë në Sazan dhe jo të bëhet fakt direkt në parlament.
Turizmi të zhvillohet, por zhvillimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja? Çdo ligj që miratohet në parlament duhet të ketë frymën e ligjeve që miratohen edhe në Kuvendet e vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian. Qeveria harxhon më shumë kohë në SPAK se në zyrat e saj. Nuk mund të flasin për luftë ndaj korrupsionit ata që ndodhen sot në dyert e SPAK-ut”, u shpreh Tabaku.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co