Tabaku: Parlamenti zgjatim i Qeverisë, skandali me mbetjet i përmasave ndërkombëtare

tabaku parlamenti zgjatim i qeverise skandali me mbetjet i permasave nderkombetare
tabaku parlamenti zgjatim i qeverise skandali me mbetjet i permasave nderkombetare

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, duke folur për sesionin e ri parlamentar, tha se nuk kemi një Parlament normal, pasi Parlamenti nuk ka atë fuqinë që do të kishte. Tabaku e konsideroi Parlamentin një zgjatim të Qeverisë.

‘Parlamenti ka një sfidë shumë të madhe këtë vit, atë të vitit elektoral. Parlamenti duhet të rezonojë atë që presin njerëzit, politika është një instrument për të ndryshuar”, tha Tabaku.

[embedded content]

Lidhur me çështjen e mbetjeve dhe interpelancën me Kryeministrin Edi Rama, Tabaku tha se ky ishte një skandal në vazhdën e shumë skandaleve që kanë ndodhur.

“Është një skandal i përmasave ndërkombëtare. Shqipëria po konsiderohet si një pikë e kuqe në transportimin ilegal të mbetjeve toksike”, tha Tabaku. Sipas saj, ky skandal e bën Portin e Durrësit si një han pa porta.

[embedded content]

Ajo tha se fillimisht Qeveria e hodhi poshtë skandalin, më pas tha se ka dyshime, ndërkohë që ka pasur një hetim nga Olaf që ka nxitur edhe një hetim nga Prokuroria.

“Nuk bëhet fjalë për një dyshim, por për dy anije që janë duke u kthyer. Këtu bëhet fjalë për një zinxhir, nga Porti i Durrësit te Ministria e Mjedisit, te kompania Kurum, tani ose këtu shteti ëhstë palë, ose këto kanë gënjyer shtetin”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →