Tabaku: Qeveria ka deklaruar numra pasagjerësh, 1 në 4 familje e përballon jetesën me të ardhurat nga emigrantët

tabaku qeveria ka deklaruar numra pasagjeresh 1 ne 4 familje e perballon jetesen me te ardhurat nga emigrantet
tabaku qeveria ka deklaruar numra pasagjeresh 1 ne 4 familje e perballon jetesen me te ardhurat nga emigrantet

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, duke folur për turizmin tha se shifrat që deklaron Qeveria janë numra pasagjerësh.

Tabaku u shpreh se le ti marrim të mirëqëna edhe këto shifra, por çështja është a po reflektohen këto në ekonomi, a po ndikojnë te konsumi?

“Referuar shifrave këto nuk po reflektohen fare te konsumi, ndoshta edhe për shkak të informalitetit. Ndoshta ky potencial turistik nuk po shfrytëzohet në maksimum. Sot hotelet me 5 yje përjashtohen nga taksat, ndërkohë që bujqësia nuk përjashtohet”, tha Tabaku.

[embedded content]

Referuar investimeve të huaja, Tabaku u shpreh se u është hapur dera investimeve që nuk janë me burime perëndimore. Ajo tha se shqetësime të tilla janë ngritur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Tabaku tha se sot fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë më të varfër, ka një rritje të pabarazisë, shqiptarët po jetojnë me remitancat dhe 1 në 4 familje shqiptare varet nga të ardhurat e emigrantëve, duke u kthyer në raportet në vitin 1990.

“Shtresa e mesme po e ndjen më shumë këtë situatë ekonomike”, tha Tabaku.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, Tabaku tha se krahas denoncimeve të aferave, ne duhet përpara për t’iu treguar njerëzve që alternativa është aty.

Tabaku tha se do të dorëzohen dy projektligje: i pari për statusin e minatorit, për të rregulluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira. do të përdorim çdo hapësirë parlamentare.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →