Jonathan Tah është emri më i përfolur për momentin, me mbrojtësin e “Aspirinave”, që u ka bërë të ditur këtyre të fundit, se nuk do të rinovojë kontratën, pasi që ajo përfundon me fundin e këtij sezoni. Jonathan Tah i datëlindjes 1996, mbetet një nga mbrojtësit më në formë aktualisht, një pike kyçe në repartin difensiv tek kampionët e Gjermanisë. Problemi i vetëm për ziklatrit mbetet konkurrenca shumë e lartë, teksa interesim për të ka edhe nga Byaerni i Mynihut apo edhe Liverpool në Angli.
Ndërkohë tek Inter po mendojnë edhe për sulmin. PSG duket se është vënë pas Marcus Thuramit, e në këto kushte mendohet se nuk do ta kenë aspak problem të paguajnë klauzolën prej 85 milionë euro, që klubi ziklatër ka vendosur për sulmuesin e saj.
Në këto kushte, Marotta ka hedhur sytë drejt Jonathan David. Sulmuesi kanadez është edhe zgjedhja e Oaktree, pasi plotëson të gjitha kërkesat e tyre: futbollist i ri dhe me parameter 0. Megjithatë duket se edhe për David, historia do të jetë e njëjtë si për Jonathan Tah, pasi që tani për të janë të shumta skuadrat e hedhura në “sulm”. Milan është një prej tyre.
Skuadra e Fonsecës, pavarësisht afrimit verën e shkuar të Alvaro Moratës, sërish duket se nuk është e kompletuar në repartin ofensiv. Ndaj David është sulmuesi perfekt që do të garantonte një numër golash të konsiderueshëm, për kuqezinjtë.Derbi në merkato sapo ka nisur në Milano.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co