Kosova

Takimi Burns-Kurti, deputeti zbardh prapaskenat: Është diskutuar edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë

takimi burns kurti deputeti zbardh prapaskenat eshte diskutuar edhe beteja kunder sherbimeve sekrete te rusise
takimi burns kurti deputeti zbardh prapaskenat eshte diskutuar edhe beteja kunder sherbimeve sekrete te rusise

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë, William Burns, ku ky i fundit pati takim edhe me kryeministrin Kurtin.

Vizita e shefit të CIA-s ishte kryetemë e javës, por edhe takimi i tij me kryeministrin Kurti. Lidhur me këtë çështje, Haliti tha se një takim i tillë mes dyshes, për të ka qenë i pritshëm.

“Për mua , ka qenë e pritshme që të takohet me Kryeministrin. Drejtori i CIA ka ardhur për t’i takuar tri vendet problematike të Ballkanit, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ka takuar udhëheqësit politik, ekzekutiv dhe ligjzbatues. Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse. Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë”, tha ai.Sipas Halitit, në takimin e para pak dite që ndodhi, shefi i CIA-s i ka bërë me dije kryeministrit Kurti, detyrat që ai duhet t’i kryejë.“Drejtori i CIA s, nuk është ardhë me e pytë Kurtin, a është i majtë apo i djathtë, por besoj që në tavolinë ia ka qitë përpara detyrat që duhet t’i kryej. Uroj që Kurti ta kuptoj drejtë mesazhin që e ka marrë dhe të filloj t’i zbatoj porositë pa hezitim. Ndoshta jam subjektiv në ato që po i them, por përvoja e kaluar, e jona dhe e vendeve që kanë kaluar kriza të ngjashme, ka qenë e suksesshme atëherë kur kanë kryer detyrat e shtëpisë, sipas receptures së politikës perëndimore. Shpresoj që Kurti s’ia ka shpjeguar historinë e SHBA”, tha Haliti.Tutje, ai shton se rezultati i kësaj vizite do të shihet në vijim.“Rezultati i vizites do shihet ditëve në vijim. Sepse këto takime e mesazhet zakonisht mbesin të mbuluara me velon e sekretit e spekulimeve, por s’duhet me vra mendjen shumë për këtë çështje, sepse fjalëve të Ambasadorit të para dy ditëve që ishin karrota, ky e ka nxerrë dhe ia ka treguar edhe shkopin. Por, kryesorja është që SHBA është e interesuar që në Ballkan të vendoset paqja dhe të eleminohen politikat konfliktuoze, me qëllim që të gjithë të bëhemi pjesë e BE. Besoj që edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë së ka qenë në tavolinë”, përfundoi Xhavit Haliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts