Franca do të përballet sot kundër Belgjikës në orën 18:00, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.
Një ndeshje që vlen dyfish për trajnerin e “Gjelave”, Didier Deshamp. Francezi ka një kontratë që e mban të lidhur me kombëtaren deri pas përfundimit të Botërorit 2026, por e ardhmja e tij është në rrezik, kryesisht nga përballja e sotme kundër Belgjikës.
Franca ka treguar shenja negative gjatë përballjeve në grupe, ku nuk siguroi më tepër se vendin e dytë, me 2 gola të shënuar në 3 ndeshje, një statistikë mjaft e dobët duke marrë parasysh se në letër kanë ekipin më të fortë të kompeticionit, të “blinduar” në çdo pozicion të fushës. Një eliminim sot nga Belgjika, sipas “L’Equipe” do të përkthehej në shkarkimin e Deshamp nga stoli i nën kampionëve të botës.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co