Takimi me këshilltarin e Biden, Osmani zbardh bisedën me Jake Sullivan

takimi me keshilltarin e biden osmani zbardh biseden me jake sullivan
takimi me keshilltarin e biden osmani zbardh biseden me jake sullivan

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Zvicër me Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden.

Osmani ndau disa fotografi nga takimi, ndërsa shkroi shkurtimisht për takimin që e cilësoi si të rëndësishëm.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.”, shkroi Osmani në Facebook.

Në Zvicër, Osmani shkoi për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →