Takimi me Presidentin, Idrizi: Vendimi i GJK për listat dhe modalitetet për votën e diasporës mund të sjellin ndryshime! Ja datat më të përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme

takimi me presidentin idrizi vendimi i gjk per listat dhe modalitetet per voten e diaspores mund te sjellin ndryshime ja datat me te pershtatshme per zgjedhjet e ardhshme
takimi me presidentin idrizi vendimi i gjk per listat dhe modalitetet per voten e diaspores mund te sjellin ndryshime ja datat me te pershtatshme per zgjedhjet e ardhshme








































Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për mediat pas takimit me Presidentin Bajram Begaj për konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.

Idrizi nuk shprehur një datë fikse, ndryshe nga partitë e tjera të vogla që propozuan datën 4 maj, por tha se më të përshtatshme  janë dy të dielat e fundit që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve, pra përkatësisht data 4 dhe 11 maji.

Ai tha se i ka shprehur Presidentit shqetësimin se para caktimit të datës së zgjedhjeve do duhet të merret parasysh që ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e emigrantëve dhe se janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për padinë që është bërë nga partitë e vogla për mbylljen e listave me 1/3.

Shpëtim Idrizi: Patëm një diskutim konstruktiv me presidentin për datën e zgjedhjeve që tashmë është një traditë. Datat janë të njohura, ka nevojë për më shumë kohë për votimin e emigrantëve, akoma s’ka dakordësi te sistemi rregullator për modalitetet dhe procedurat duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Kjo ka qenë gjithmonë provokativë e partive të mëdha, edhe dakordësia për kodin zgjedhor u bë mes tyre. Atë ditë zgjedhin shqiptarët, gjithë partitë janë të barabarta.

Do jetë edhe kohë e muajit të Ramazanit, që prapë duhet marrë parasysh nga pikëpamja kohore. Lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera. Unë dhashë si kërkesë apo opinion, është fakt që për sa kohë s’ka dakordësi për rregullatorin, për modalitete e votës së emigrantëve, duhet marrë parasysh që s’ka dakordësi. Do doja një datë sa më të arsyeshme, jo dita e parë. Me dakordësinë për mbylljen e listave, se kuptoj ku ishte avantazhi i partive të opozitës. Presim akoma një vendim të GJK për listat e hapura.

Data e zgjedhjeve është data kur gjithë partitë politike pushojnë dhe e merr pushtetin qytetari. S’mund të ndodhë që partitë përmes dakordësive dy palëshe kur ndërkohë jemi shumë aktorë t’i japin avantazh zgjedhor vetes së tyre. Për të dhënë më shumë kohë, për të kuptuar modalitetet se si do të votojë diaspora.

Mundësia e bërjes së procedurës dhe kohës për t’iu adresuar diasporës dhe pritja  e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të sjellë ndryshime. Janë dy datat fundore më të përshtatshme sipas opinionin dhe mendimit të PDIU.

Kujtojmë se në presidencë sot ka shkruar edhe kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Kreu i PAA, Agron Duka bën me dije se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre në vitin 2025, duke argumentuar se datat e tjera janë të papërshtatshme.

“Kushtetuta e përcakton 15 Prill- 15 maj, më e përshtatshme për ne është maji. Duke qenë se më 9 maj përflitet se ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave evropianë, kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendojmë se data 11 maj është e papërshtatshme. Por ata që vendosin për datën dihet se kush janë. Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti do shpalli datën me dekret”, tha Duka.

Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.

Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →