Takimi me Salianjin në burg, Sula zbardh detaje/ Ja ç’tha një nga të dënuarit për korrupsion

takimi me salianjin ne burg sula zbardh detaje ja ctha nje nga te denuarit per korrupsion
takimi me salianjin ne burg sula zbardh detaje ja ctha nje nga te denuarit per korrupsion

Dashnor Sula, deputet i PD-së, në rubrikën « Opinion » në News24 tha se mazhoranca për shkak të arrogancës nuk po i lë asgjë pa i bërë opozitës.

Sula tha se këta jo vetëm po dhunojnë, por s’po i lënë gjë pa i bërë opozitës.

« Për çdo aksion opozitar ne do të mblidhemi dhe do të marrim vendimet hap pas hapi », tha Sula, duke mos pranuar të zbardhë skenarët që do të përdoren nga opozita në seancën e ardhshme parlamentare.

Sula tha se Ervin Salianji është një i burgosur politik, që u dënua për të na dhënë mësim të gjithë ne të tjerëve.

I pyetur nëse e ka takuar Salianjin, Sula tha se ka qenë dy ditë më parë në burgun e Fierit, bashkë me Sajmir Koreshin.”Ishte në gjendje shumë të mirë, po lexonte edhe literaturën e Kuvendit. Z. Salianji ishte i vetmi i dënuar në Fier për kallëzim të rremë, ndërkohë që të tjerët ishin për korrupsion, vrasje dhe vepra të tjera penale. Madje një nga të dënuarit atje tha : mirë ne jemi në burg për korrupsion, po ky çfarë ka bërë ?”, tha Sula.

Ai theksoi se Salianji me denoncimet e tij largoi dy ministra të Brendshëm, Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, ndaj edhe sot kemi një dënim me burg ndaj tij për hakmarrje politike.

Sula tha se çdo javë unë dhe kolegët e mi deputetë do të shkojmë në burgun e Fierit për të takuar Ervin Salianjin, për ta inkurajuar, sikundër jemi të bindur se ai do të dalë më i fortë nga kjo përballje.

“Salianji po bën burgun për grupin parlamentar të PD, nëse do të ishte i dënuar për korrupsion unë do të flisja ndryshe, por ai u dënua për një gjë që nuk e parashikon as ligji. Ka zero prova që Salianji të ketë pasur informacione, edhe për atë që e akuzojnë. Nuk gjen askënd që të jetë dënuar me 1 vit burg”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co