Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar zyrtarisht pĂ«r takimin e djeshĂ«m qĂ« pati me Shefin e CIAâs, William Burns.
Osmani ka thĂ«nĂ« se aleanca me SHBAâtĂ«, Ă«shtĂ« garancĂ« pĂ«r siguri, paqe e sukses.
âAleanca me Shtetet e Bashkuara, garancĂ« pĂ«r siguri, paqe e sukses! KĂ«naqĂ«si qĂ« mirĂ«prita dje nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s Shefin e AgjencisĂ« Qendrore amerikane tĂ« InteligjencĂ«s (CIA), Ambasadorin William Burnsâ, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe foto nga takimi.
Burns është takuar sot edhe me Kurtin.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën.
Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende.
Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.
Një zyrtar i Qeverisë amerikane, ka deklaruar për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti.
Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.
Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co