Shqiperia

Takimi në Luksemburg, Hasani: Sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front të bashkuar

takimi ne luksemburg hasani sfidat e shumefishta nenvizojne nevojen per nje front te bashkuar
takimi ne luksemburg hasani sfidat e shumefishta nenvizojne nevojen per nje front te bashkuar

Ministri i Jashtëm Igli Hasani mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor, që u mbajt në Luksemburg.

Ministri Hasani rikonfirmoi përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të Bashkimit Evropian si dhe nënvizoi integrimin gradual si një prej mekanizmave të duhur për zgjerimin e BE.

“Ndërsa jemi gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare, është e rëndësishme të pranohet që sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front të bashkuar.

Ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë dhe të forcojmë koordinimin. Kështu mundemi që përmes demokracive tona dhe shtetit ligjor të mbrojmë sigurinë dhe mirëqënien e popujve tanë, popujve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministri Hasani.

Ai u prit në takim nga Komisioneri Varhelyi, si dhe u takua me homoogët hungarezë e letonezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts