Takimi për dinarin në Bruksel, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut. Serbia kërkon kohë shtesë

takimi per dinarin ne bruksel kosova pajtohet me propozimin e lajcakut serbia kerkon kohe shtese
takimi per dinarin ne bruksel kosova pajtohet me propozimin e lajcakut serbia kerkon kohe shtese

Në takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksal, pala kosovare është pajtuar me një propozim të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por sipas Bislimit, Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

Bislimi në një deklaratë pas takimit me Petkoviqin, të cilën e ka publikuar Qeveria e Kosovës, ka thënë se “propozimet e palës kosovare për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur”.

Sipas Bislimit edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licencimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Ai tha se pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së”, ka thënë Bislimi, transmeton Telegrafi.

Sipastij, Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin. “Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Atyre i është bërë e qartë javën e kaluar që takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse ata janë të gatshëm të vijnë me ide për kompromis”.

“Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha. Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si qytetarët serb mund të marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe kanë punuar si avokatët të ‘Postanska Banka’ dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes i palëve të përfshira, ka thënë Bislimi.

Më tej ai ka thënë se “duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim nga ana e tij, propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serb në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe respekton në tërësi Rregulloren e BQK-së”.

“Prapë pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel”.

Bislimi tha se “ligjërisht në Kosovë, nuk ka “Postanska Banka” dhe një nga principet e dakorduara është zgjidhja të sigurojë legjitimitet në tërësinë e saj, rrjedhimisht diçka që nuk është legjitime nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Mendoj që kjo është bërë e qartë palës serbe dhe gjatë javës së kaluar e sot në mënyrë të qartë edhe nga Lajçak”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →