Shqiperia

Taksimi i profesioneve të lira, eksperti Sulejmani: Do të sjellë informalitet në shtresën më të specializuar të shoqërisë

taksimi i profesioneve te lira eksperti sulejmani do te sjelle informalitet ne shtresen me te specializuar te shoqerise
taksimi i profesioneve te lira eksperti sulejmani do te sjelle informalitet ne shtresen me te specializuar te shoqerise

Eksperti kontabël Altin Sulejmani thotë se taksimi i profesioneve të lira do të sjellë informalitet në këtë sektor.

“Do të sjellë informalitet te klasa më e specializuar e shoqërisë sonë. Janë mjekë, infermierë, inxhinierë, kontabël etj. Kjo manovër fiskale pritet të gjenerojë rreth 10 milionë euro. Asnjë gjë për ta marrë në konsideratë këtë ndarje kaq të madhe le të themi të strukturës sociale”, tha midis të tjerash ai për gazetaren Daljana Sejdia.

Ai theksoi se taksimi duhet të jetë në hormoni me zhvillimin ekonomik. “Nuk diskutohet që do paguajmë taksat, puna është që taksat të jetë në harmoni me zhvillimin ekonomik dhe barra fiskale të ketë sens. Ajo që po ndodh në Shqipëri është se sa vjen dhe rritet barra fiskale, nuk konsultohet me publikun”, shtoi ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts