Inxhinieri Azmer Duleviç, duke diskutuar ligjin e ri për taksimin e profesioneve të lira në studion e emisionit “Sintezë” në News24 është shprehur se kryeministri Rama fillimisht ka premtuar një taksë zero për këtë kategori do të jetë ‘zero’ deri në vitin 2029.
Sipas tij taksimi i shtuar për profesionistët e lirë mund të ndikojë negativisht në konkurrencën mes profesionistëve, por edhe mund të sjellë rritje të çmimeve.
Ai shtoi se sjellja në fuqi e këtij ligji mund të sjellë edhe kryerje të evazionit fiskal.
“Ne kemi dëgjuar nga kryeministri që taksa do jetë zero deri në 14 mln lekë deri në vitin 2029. Tani jemi përballë këtij ligji. Kjo ka një problem . Në momentin që një profesionist i lirë në aktivitetin e përditshëm do detyrohet të paguajë 15% të fitimit, kjo do të ndikojë negativisht në konkurrencën mes profesionistëve. Një profesionist për shembull ka rritur një standard dhe rrit rrjedhimisht edhe çmimin.
Mund të shkohet edhe drejt evazionit fiskal në këtë mënyrë, si do të zgjidhet kjo? Në momentin që kjo është e pa konsultuar me grupet e interesit, kjo është e padrejtë dhe na prek të gjithëve”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co