Një taksist është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka grabitur një klient.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se në kuadër të operacionit “Night” në pranga u vu 26-vjeçari, shoferi i taksisë, i cili i vodhi me dhunë klientit një shumë parash dhe dy aparate celularë .
“Orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar”, sqaron policia.
Shoferi i taksisë akuzohet per veprën penale “vjedhje me dhune”.
Njoftimi:
Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.