“Tango me ministren”- Noka flet për debatin me Shehajn: Shfaqi gjithë atë dashuri me Belinda Ballukun, po me mua pse nuk…

tango me ministren noka flet per debatin me shehajn shfaqi gjithe ate dashuri me belinda ballukun po me mua pse nuk








































Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me të cilin pati përplasje fizike në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

shehaj

Noka tha se Shehaj ndonëse është opozitar, i shërben interesave të qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe ministres Belinda Balluku.

Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Noka tha se Shehaj tentoi të pengonte betejën e PD për interes të mazhorancës.

Noka vuri në dukje gjithashtu afrimitetin e Shehajt me Ballukun në seancë.

Ai tha në mënyrë karakteristike se dyshja bënë tango bashk , madje nxorën edhe selfie në Kuvend. Këto Noka i tha duke treguar një video të Shehaj dhe Ballukut nga Kuvendi.

Noka: Shehaj bëri tango me Belinda Ballukun. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua? Dëgjoni dashurinë virtuale që bëjnë me njëri tjetrin. Shiheni një bashkëbisedim i lumtur dhe duke bërë selfie. Ky zotëria pse nuk u soll kështu me mua kur kisha radhën. Mua më tha jo s’të lë të flasësh. Çështja e profesioneve të lira ishte çështja e ditës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →