Sport

Taremi “udhëheq” Interin, tjetër sukses në miqësore për ziklatrit e Simone Inzaghit (VIDEO)

taremi udheheq interin tjeter sukses ne miqesore per ziklatrit e simone inzaghit video
taremi udheheq interin tjeter sukses ne miqesore per ziklatrit e simone inzaghit video

Tjetër sukses i Interit të Simone Inzaghit në testet miqësore. Skuadra kampione e Italisë triumfoi 3-0 në përballjen e së shtunës, kundër skuadrës spanjolle të Las Palmas, në sfidën e zhvilluar në Çesena. Sërish bindi iraniani Mehdi Taremi, me blerjen më të re të skuadrës zikaltër, që shënoi një dy golësh në këtë përballje, duke e çuar në 5 shifrat e golave të realizuar në 3 takimet e fundit, gjë e cila padyshim rrit konkurrencën në repartin ofensiv te skuadra e Simone Inzahgit në sezonin e ardhshëm.

Sa për kronikë, Interi e dominoi sfidën, duke gjetur lehtësisht këtë sukses me spanjollët e Las Palmasit që nuk e patën dot të mundur të reagonin në këtë sfidë për të përballuar ziklatrit. Në këtë miqësore ra në sy edhe aktivizimi i lojtarëve italian, Bastoni, Darmian, Fratessi, Dimarco dhe Barella, të cilët u rikthyen të stërviten me ekipin vetëm këtë javë, pas pjesëmarrjes në Euro 2024 me kombëtaren “azzurre”.

Interi zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë teksa e dominoi kundërshtarin dhe arriti të realizonte 2 gola me Taremin, fillimisht me 11 metërsh në minutën e 11-të dhe më pas me një goditje të saktë brenda zonës pas pasimit që mori nga Mikihtaryan në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë spanjollët u munduan të reagonin, madje goditën edhe shtyllën por pa rezultat. Goli i 3-të dhe i fundit erdhi nga i përhershmi Dimarco që vijon të dhurojë gola spektakolarë sa herë ai realizon. Ai dërgoi një parabolë shumë të bukur mbi portierin, gjatë një kundërsulmi 5 minuta nga fund i kohës së rregullt, duke shpalosur një xhest të lartë teknik, pavarësisht se është një mbrojtës.

Ky ishte suksesi i 3 në 3 ndeshje miqësore për skuadrën e Interit. Ndeshja e rradhës miqësore për ziklatrirt do të jetë ajo e 2 Gushtit ku do të përballen me Pisën.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts