Jo vetëm për risinë që solli në ekranin shqiptar, por edhe për realitetin që preku, “Njerëz dhe Fate” u kthye në fenomen fillimin e viteve 2000. Seriali që mbërtheu para ekranit të gjithë publikun është gati për një sfidë të dytë dhe tashmë, duket se gjithçka është gati.
“Njerëz dhe Fate 2” do të jetë në kinema që nga data 1 nëntor. Nuk dihet se si do të vijojë historia tragjike e familjes shqiptare, që përballej me vështirësitë e kohës; dhuna në familje, trafiku dhe droga. Ajo që dihet me siguri është interesi i madh i publikut, i cili 20 vjet më vonë e pret me të njëjtin interes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co