Duke komentuar task forcën e ngritur nga SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, sipas Endri Shabanit të Nismës Thurja, është vendim i duhur pasi do të veprojë para zgjedhjeve të 11 majit.
Nga ana tjetër, gazetari Basir Çollaku shprehet se SPAK e ka vendin në institucion dhe nuk duhet ta mbyllë zyrën për të dalë në terren.
Duke replikuar, Shabani tha se nëse SPAK garanton që këtu nuk fitohen zgjedhjet me grupe kriminale, tre muaj le ta mbyllin zyrën sepse sipas tij është ‘mision historik’.
Pjesë nga diskutimi:
Shabani: Më në fund do të kemi një SPAK proaktiv dhe nuk pret të veprojë pas zgjedhjeve. SPAK po i paraprin krimit zgjedhor dhe do të dalë në terren. Krimi zgjedhor ka ndodhur në 20-21. Gara nuk ishte e barabartë. PS kishte grupet kriminale, që i nxori SPAK, PD grupet e mbrojtjes së votës. U vranë atje në Elbasan. Ne shkonim me ide e propozime.
Kësaj radhe, një pjesë e këtyre janë në burg për çfarë ka ndodhur në 4 vjet, një pjesë SPAK thotë do i hetojë në kohë reale.
Kjo që bën SPAK është më mirë seç ka qenë, sepse edhe siç ka qenë i ka dënuar 46 vetë që i fali amnistia penale.
Çollaku: SPAK e ka vendin në zyrë. Si thua ti të dalë në terren dhe të mbyllin zyrën.
Shabani: Nëse garanton që këtu nuk fitohet me grupet kriminale, po tre muaj le ta mbyllin zyrën sepse është mision historik që në këtë vend nuk fitojnë grupet kriminale. Këtu të vendosin qytetarët.
Çollaku: Pse duhej të priste SPAK Çyrbjan të vinte për së dyti nga Belgjika, i kishte hetimet
Shabani: Këtë po them pra. Ai duhet të dali në terren
Çollaku: Ore unë them e ka në zyrë, ti thua në terren. E ka dosjen aty.