NGA EDISON YPI
Tavlla prej qelqi për të shkundur hirin e cigares ishte aq e trashë dhe e rëndë, saqë, pas thikës pas shpine, tavlla pas koke ishte arma e dytë e ftohtë më e preferuar për vrasje. Tavlla, ama, ndaj thikës, kishte përparësinë se mundësonte justifikimin: E vrava pa dashje kur po shkundja tavllën.
Aso kohe, mbi tavolina, sâkishte, si sot, gjithato tĂ« ngrĂ«na, kafera, mezera, djathra, birra. Kishte vetĂ«m tavĂ«ll nĂ« mes tĂ« dhomĂ«s pĂ«r tĂ« shkundur hirin e cigares.
Jo gjithmonë ku tymosej duhan kishte tavëll, dhe ku kishte tavëll tymosej duhan.
Tymosja dhe tavlla, apo kĂ«naqĂ«sia dhe vegla, ndĂ«rkalleshin aq ngatĂ«rrueshĂ«m, sa sâmerrej vesh nĂ«se dashuroheshin, urreheshin, tĂ« dyja, apo asnjĂ«ra.
Ku tavëll për ta shkundur kishte, por nuk tymosnin, pra ku Tavlla nuk kishte vlerë si vegël, e mbanin për zbukurim, për ornament.
Ku tymosej, por tavĂ«ll sâkishte, qeâ problem. Mysafiri gjente njĂ« cop letĂ«r. E bĂ«nte kaush. Hidhte hirin e cigares brenda kaushit. Mysafiri duke u llafosur me kaush letre nĂ« dorĂ« me hi duhani brenda, sot duket qesharak, por atĂ«herĂ« nuk çudiste askĂ«nd. Ăudia vinte mĂ« vonĂ«. Kur mysafiri largohej me kaushin e letrĂ«s nĂ« xhepin e xhaketĂ«s, dhe bishti i pa fikur plotĂ«sisht, vazhdonte tĂ« digjej brenda kaushit. Derisa duhanxhiu tĂ« merrte vesh çfarĂ« po ndodhte me kaushin nĂ« xhep, tymi qĂ« dilte nga xhepi i xhaketĂ«s lemeriste kalimtarĂ«t. Tregonin pĂ«r njĂ«rin qĂ« u çmend tek pa me sytĂ« e vet brenda nĂ« autobus tymin qĂ« dilte nga xhepi i xhaketĂ«s sĂ« dikujt kur autobusi po kalonte mu para Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve.
Kurrkush nuk kujtohej ta zbrazte Tavllën para se hiri dhe bishtat të bëheshin kapicë.
PĂ«r vetmitarĂ«t, beqarĂ«t, heremitĂ«t, Tavlla sâkishte tĂ« paguar. Ishte i vetmi mik qĂ« sâtĂ« spiunonte dhe e vetmja mikeshĂ« qĂ« mund ta puthje, pĂ«rkĂ«dhelje, shaje, mallkoje sa tĂ« doje, dhe sâbĂ«zante edhe po tâia fikje tĂ« gjitha cigaret nĂ« kĂ«rthizĂ« sa mishi tâi pĂ«rzhitej.
Tavlla e urtë ishte edhe një lloj prifti para të cilit mëkatarët e të gjitha kallëpeve rrëfeheshin pa merak se u dilte llafi.
Ura e PsherĂ«timave nĂ« Venecia sâĂ«shtĂ« asgjĂ« para TavllĂ«s sĂ« cigares, kĂ«tij koleksioni tĂ« pafundmĂ« me ofshama, psherĂ«tima, pendime, premtime, tha njĂ« mĂ«katar fill pas rrĂ«fimit mbi njĂ« tavllĂ« qelqi tĂ« pĂ«rmbysur me ngjyrĂ« jeshile si Taç Babai teqeje.
Mbi tavëll jo vetëm hidhje hirin dhe bishtin, por edhe pështyje pa teklif, apo hidhje gëlbazën, villje nga pak thartirat që kishe ngrënë atë pasdite, madje dhe qaje, derdhje lot, për dashurinë, tradhtinë, xhelozinë, urrejtjen, a për jetën e qenit që bëje.
Në ca fshatra të thellë ku tymosnin gjethe plepi mbështjellë me copa të prera nga gazeta Puna, Tavllën e përdoronin si pjatë për të ngrënë me duar lëtyrat e kohës.
BashkĂ« me filxhanĂ« dhe pjata, qarkullonin edhe Tavlla, qĂ«, pĂ«r tĂ« mos u vjedhur, kishin tĂ« shkruar sipĂ«r me germa tĂ« kuqe âUshqimi Socialâ. KĂ«to vidheshin mĂ« tepĂ«r.
NjĂ« tavĂ«ll goxha e famshme ishte Tavlla qĂ« pĂ«rdorej nĂ« njĂ« barakĂ« tĂ« pisĂ«t tĂ« quajtur âklubi i lagjesâ, ku shĂ«rbehej raki, fĂ«rnet, turshi, ullinj Berati nĂ« kavanoz, mĂ« tĂ« rrallĂ« edhe qofte me mish kali apo birrĂ« si shurrĂ« gomari.
Edhe tavllën e klubit e vidhnin. E fusnin në xhep, dhe iknin.
E bënë tavllën e klubit prej llamarine. Prap e vidhnin.
PĂ«r ta pamundĂ«suar vjedhjen, njĂ« stakanovist nga uzina pararojĂ« âLitari dhe Sapuniâ sugjeroi fiksimin e tavllĂ«s me njĂ« gozhdĂ« nĂ« mes tĂ« tavolinĂ«s. Mileti mori frymĂ« lirisht. Tani, thanĂ« adhuruesit e metalit, tĂ« na marrin tĂ« keqen hajdutĂ«t e tavllave tĂ« qelqit.
Por nuk zgjati. Për të pastruar tavllën duhej përmbysur tavolina.
Thirrën për ndihmë një inovator që kishte shpikur një motor me ujë. Shpikësi u tha që gozhdën të mos e ngulin deri në fund, ta lënë pak të lirë. Sipas përvojës shekullore të kalit në lëmë, të ventilatorit, si dhe në gjurmët e centrifugës së lavatriçes, tavlla të rrotullohej duke e prekur me gisht në periferi sa më shpejt, në atë mënyrë, që, nga rrotullimi me shpejtësi, për efekt të forcës centrifugale që krijohet, bishtat, pështymat, gëlbazat, qurrat, gjakrat, dhe papastërtitë e tjera dalë nga gurmazet e pisët dhe dhëmbët e kalbur të proletariatit të përhapen nëpër klubin e lagjes.
Tavlla rrotulluese kishte dhe një të mirë tjetër. Në mungesë të asortimenteve për të ngrënë e për të pirë, rrotullimi ngadalë me gisht i tavllës me sytë ngulur te koka e gozhdës, doli mjet efikas për tu eglendisur mendimtarët e mëhallës, antistres i mrekullueshëm.
U bë si tha shpikësi. Vu duartrokitjet. Por doli një problem tjetër. Nisën thashethemet. Sikur tavllën e ka vendosur Sigurimi, koka e gozhdës është mikrofon në miniaturë, me anë të trupit të gozhdës në rolin e antenës, zërat e rakipirsave përcillen direkt në zyrat përkatëse, ku bisedat e përgjuara të klientëve të klubeve, pijetarëve, punëtorëve, nëpunësve, oficerëve, analizoheshin me kujdesin më të madh nga Ebu Qerimi me përvojë, specializuar për këto punë në vendet skandinave.
TĂ« tjerĂ« konspiracionistĂ«, vajtĂ«n dhe mĂ« thellĂ« kur thanĂ« se koka e gozhdĂ«s sĂ« tavllĂ«s, pĂ«rveçse mini mikrofon, ishte edhe mikro kamera. Pra, tavlla metalike, pĂ«rveç mbajtjes dhe flakjes sĂ« kĂ«llirave gastronomike, paskĂ«sh shĂ«rbyer edhe si antenĂ« parabolike pĂ«r tâu lidhur me satelitin. VunĂ« duart nĂ« kokĂ« i madh e i vogĂ«l.
Tha njëri nga klientët e klubit: Të vijmë në klub, të hamë, të pimë, të llafosemi, e të tymosim duhan me çorape në kokë të mos na njohë kamera, sateliti, Sigurimi, ky është kulmi i teknologjisë, progresit, qejfit.
Me të dëgjuar këto fjalë, pasi mbajti pak çaste frymën, salla shpërtheu në duartrokitje të stuhishme që vazhdojnë ende sot.
/Gazeta Panorama