Bota

Të akuzuar për abuzim s*ksual dhe prostitucion me një të mitur, Gjykata merr vendimin për Marsel Baçin e Selam Hykën

te akuzuar per abuzim sksual dhe prostitucion me nje te mitur gjykata merr vendimin per marsel bacin e selam hyken
te akuzuar per abuzim sksual dhe prostitucion me nje te mitur gjykata merr vendimin per marsel bacin e selam hyken



































Është zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë për Marsel Baçin dhe Selam Hykën, të cilët janë arrestuar si të dyshuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur (16 vjeçare) dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion.

Bëhet me dije se Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shtetas.

Sipas policisë shtetasi Marsel Baçi e shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, ndërsa Selam Hyka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Selami Hyka 41 vjeç, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.

Ndërkohë 26 vjeçari Marsel Baçi, akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

26-vjeçari ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.

Njoftimi:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Ju falemiderit!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts