Në fund të vitit 2022, u publikuan raporte se femrat e dënuara në Rusi, ashtu sikurse burrat e burgosur po rekrutoheshin për të shërbyer në pushtimin e Ukrainës.
Rreth njëmijë vajza dhe gra, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, u dërguan në luftë. Disa nga gratë vdiqën; disa u kthyen në shtëpi pasi u falën për krimet e tyre.
Në verën e vitit 2023, Yelena* u regjistrua për t’iu bashkuar pushtimit rus të Ukrainës nga një koloni burgu në rajonin Lipetsk, në pjesën perëndimore të Rusisë.
Ajo po vuante dënimin për drogë. Ajo pranoi të fliste për Radion Evropa e Lirë vetëm pas shumë përpjekjeve për ta bindur, pasi tha se nuk kishte dëshirë t’i rijetonte përvojat e saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co