Autoritetet ruse janë gati t’u dorëzojnë atyre të Ukrainës eshtrat e dhjetëra të burgosurve të luftës që vdiqën kur avioni gjigant transportues që i transportonte u rrëzua në janar, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar Tatiana Maskalkova, një zyrtare përgjegjëse për çështjet e të drejtave të njeriut.
Moska akuzon Kievin se ka rrëzuar më 24 janar avionin e forcave ruse Ilyushin Il-76 me 74 persona në bord, duke përfshirë 65 të burgosur lufte ukrainas, të cilët do të shkëmbeheshin me ushtarakë rusë. Fatkeqësisht askush nuk mbijetoi.
Qeveria ruse nuk ka bërë publike asnjë provë për këtë akuzë. Kievi as nuk e ka konfirmuar e as e ka mohuar se ka rrëzuar transportuesin. Ai kundërshton versionin rus se kush ishte në aeroplan dhe çfarë ndodhi. Zonja Maskalkova vuri në dukje se ka kohë që është në kontakt me zyrtarët ukrainas për çështjen e dorëzimit të trupave të të burgosurve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co