“Të dua dhe kur s’ta them”, Romeo i propozon Heidit! Ja unaza që ish-banorja e Big-Brother mban në duar dhe dedikimi që ajo i bën partnerit

te dua dhe kur sta them romeo i propozon heidit ja unaza qe ish banorja e big brother mban ne duar dhe dedikimi qe ajo i ben partnerit
te dua dhe kur sta them romeo i propozon heidit ja unaza qe ish banorja e big brother mban ne duar dhe dedikimi qe ajo i ben partnerit

Ish banorja e Big-Brother Vip Heidi Baçi festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante:“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them”.

Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.
Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund ti ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifiti nuk na ka dhënë asnjë detaj.

Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt.
Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë.

Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.

Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →