Bota

Të enjten ngrihet Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion, Bardhi: Propagandë! Nëse e kanë seriozisht, ta nisin nga korrupsioni zgjedhor

te enjten ngrihet komisioni i posacem anti korrupsion bardhi propagande nese e kane seriozisht ta nisin nga korrupsioni zgjedhor
te enjten ngrihet komisioni i posacem anti korrupsion bardhi propagande nese e kane seriozisht ta nisin nga korrupsioni zgjedhor































Pas mbledhjes së Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për gazetarët ku është ndalur te votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion.

Bardhi e cilësoi propagandë ngritjen e këtij komisioni, ndërsa shtoi se nëse e kanë seriozisht duhet ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

“I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha ndër të tjera ai.

“Nuk mundet me para e korrupsionit të blesh zgjedhje. Nëse e kanë seriozisht ta nisin ta nisin nga korrupsioni zgjedhor.

Në momentin që flasim, as ju (gazetarët) as opinioni publik as opozita nuk e di se kush është objekti i komisioni. Është futur në rend të ditës dhe ne kuptojmë se nuk kanë vullnet dhe duan ta përdorin për propagandë. Ne pjesë e propagandës së Edi Ramës nuk bëhemi, kemi bërë betejë 11 vite kundër korrupsionit dhe do të vijomë. Do të jemi real.

Do të duan të bëjnë sikur konsultohen me opozitën, në fakt nuk ka patur asnjë konsultim, Çdo gjë e kanë bërë fakt të kryer dhe tani po përpiqen  të bëjnë propagandë dhe me procedurën. Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan, sa kohë e kanë nisur në këtë formë, të vazhdojnë në rrugën e tyre. Ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit. I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts