Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se policia po provokon qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore.
Deputeti demokrat i bëri thirrje policisë që të tërhiqet, pasi në të kundërt destinacioni i qytetarëve sot do të jetë Surreli.
“I bëj thirrje sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve. Në të kundër sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Cdo provokim i protestuesve paqësore do të ketë një përgjigje, përgjigja është: Të gjithë drejt Surrelit” tha Flamur Noka.
Flamur Noka: Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.
Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.