Sport

“Të gjithë ishin me mua në Euro 2024”, “rrëfehet” Ylber Ramadani: Ja çfarë më shkruanin tifozët e Leçes kur isha në Gjermani me kombëtaren

te gjithe ishin me mua ne euro 2024 rrefehet ylber ramadani ja cfare me shkruanin tifozet e leces kur isha ne gjermani me kombetaren
te gjithe ishin me mua ne euro 2024 rrefehet ylber ramadani ja cfare me shkruanin tifozet e leces kur isha ne gjermani me kombetaren

Ylber Ramadani, i kthyer nga pushimet pas kampionatit europian të luajtur me Shqipërinë, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mikrofonat e U.S. Lecce në të cilën foli për eksperiencën e tij të fundit në Gjermani me kuqezinjtë, objektivat e së ardhmes për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Luca Gotti dhe në fund për bashkëlojtarin e tij, si në klub ashtu edhe në kombëtare, Medon Berisha.

Këto janë fjalët e Ramadanit, i cili mëngjesin e sotëm u stërvit me bashkatdhetarin e tij Berisha në Austri: “Kam bërë mirë në Kampionatin Evropian dhe jam rikthyer këtu, tani po filloj një punë tjetër duke shpresuar të kem një sezon të mrekullueshëm”. “Të gjithë tifozët e Lecce më shkruanin se ishin me mua në Euro2024 dhe ishte një gjë e bukur për mua, një mbështetje që nuk mungoi as në Shqipëri. Me kombëtaren patëm një kampionat të madh evropian, por mund të kishim bërë akoma më shumë”.

“Synimet e mia janë të arrijmë sa më lart, shpëtimi po, por synimi është gjithmonë të fitojmë sa më shumë ndeshje. Kam përgjegjësi të mëdha dhe e njoh mirë mentalitetin e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në këtë sezon”. “Asgjë nuk mund t’u thuhet tifozëve tanë, ata japin gjithçka në shtëpi dhe me ta mund të bëjmë histori në Serinë A. Berisha? Ai ka luajtur shumë mirë në tre ndeshjet e fundit dhe është vënë re nga trajneri. Duke qenë një lojtar i ri me cilësi të madhe, shpresoj se mund të ketë gjithashtu një sezon të shkëlqyer”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts