Të gjithë mendojnë të kundërtën, Fonseka: S’jam në rrezik kundër Veronës, Milani do të…

te gjithe mendojne te kunderten fonseka sjam ne rrezik kunder verones milani do te








































Mbi të po flitet prej ditësh, por ndeshjen e sotme kundër Veronës duket shumë më tepër se sa thjesht si një udhëkryq për qëndrimin e tij te Milani. Paulo Fonseka është i qetë, ose të paktën kjo është ajo që perceptohet nga fjala e tij në konferencë për shtyp.

fonseka

Sa e rëndësishme është ndeshja e Veronës për sezonin dhe për ekipin? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, deri në fund të sezonit. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi punuar për ta fituar.

Si reagoi Hernandez ndaj përjashtimit? Kam folur me të para ndeshjes kundër Xhenoas. Për mua situata e Theos është e lehtë për t’u shpjeguar, ai ka luajtur shumë edhe në kombëtare dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Ai duhet të karikojë bateritë sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe përjashtimi nuk ishte një ndëshkim. Dua ta kthej në gjendjen më të mirë sepse për mua ai është mbrojtësi më i mirë në botë.

E ndieni besimin e ekipit? Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes? Ju nuk mund të shihni seancat stërvitore dhe të kuptoni atmosferën në ekip. Ky është një aspekt pozitiv dhe kjo javë kaloi si të tjerat, ne punuam mirë. Nuk e kam ndier kurrë që skuadrës i mungonte besimi tek unë ose nuk donte të punonte.

Si po e përjetoni protestën e tifozërisë? E kuptojmë zhgënjimin e tyre, por nuk ka njeri që dëshiron të fitojë më shumë se ne. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me ndershmëri për të pasur rezultate që meritojnë tifozët.

Çfarë vlerësimi i jepni Milanit tuaj dhe çfarë hapësire për rritje ka? Nuk më pëlqen të jap nota sepse i shoh gjërat në një mënyrë dhe të tjerët në një mënyrë tjetër. Respektoj mendimin e të gjithëve, por nuk më pëlqen të jap vlerësime. Mund të përmirësohemi shumë në rezultate dhe jam i bindur se do ta bëjmë.

A keni folur me drejtuesit për forcimin e ekipit në merkato? E di që merkato do të bëhet tema kryesore, por është herët. Unë gjithmonë flas me klubin që është i vëmendshëm ndaj merkatos dhe nevojave tona. Nëse na nevojitet diçka, klubi do të ndërhyjë.

Me punën tuaj do të arrini të plotësoni problemet që keni, apo ky grup ka disa boshllëqe të cilat duhen plotësuar? Jemi në një proces nga dita e parë dhe ajo që ndodh është që nga një ndeshje në tjetrën, për shembull, ne zgjidhim një problem si mbrojtja në zonë në Kaljari, por del një tjetër. Për mua ekipi është përmirësuar në shumë aspekte edhe pse rezultatet ndonjëherë nuk e tregojnë këtë. Në asnjë ndeshje skuadra tjetër nuk ishte shumë më e mirë se ne, ndoshta vetëm në pjesën e dytë kundër Liverpulit. Kështu mendojnë edhe lojtarët, por është çështje koke dhe qasjeje që deri tani ka qenë problemi kryesor i kësaj skuadre.

Cila është ëndrra e Paulo Fonsekës? Do të doja të fitoja diçka me Milanin. Besoj në ëndrrat e mia dhe përpiqem të punoj sa më shumë që të mundem për të përmirësuar ekipin.

A është ky një moment i rëndësishëm për Milanin? Fitoret sjellin besim te skuadra dhe për rrjedhojë edhe te tifozët. Duhet të regjistrojmë një varg fitoresh dhe të bëjmë mirë në Superkupë.

Milani është i teti në renditje dhe i kontestuari. Si mund ta shpjegoni këtë situatë? Ndiheni në rrezik? Nuk ndihem në rrezik. Nëse flasim vetëm për rezultate dhe i shikojmë vetëm ato, është e qartë se nuk jam në një moment të mirë. Por nuk mund t’ju them atë që nuk besoj dhe nuk shoh.

Në këtë moment, si e shpjegoni diferencën në pikë me vendin e parë? Çfarë i mungon këtij ekipi? Nga këndvështrimi im nuk është problem taktik apo teknik. Kur nuk fitonim, pothuajse gjithmonë, flisnim për të njëjtin problem që ishte mendor dhe qëndrim. Një problem që e kishim edhe kur fituam, gjithmonë analizoj gjithçka dhe jo vetëm rezultatin.

A do të kthehen senatorët kundër Veronës? A e konsideroni Himenez si opsion në të djathtë? Në këtë skuadër kanë luajtur Torriani, Bartesagi, Kamarda, Liberali, Zeroli dhe Himenez, janë gjashtë lojtarë dhe habitem kur kritikohet menaxhimi i tyre me ne dhe Milan Futuro. Jemi në vështirësi me lojtarët, ka një emergjencë. Morata ka gdhirë me bajame. Sigurisht që ndeshje si kjo janë mundësi për të rinjtë.

Nëse ambienti është pozitiv dhe stërvitja shkon mirë, çfarë ndodh në ndeshje? Vështirë të shpjegohet sepse java është gjithmonë e mirë, gjithçka është në rregull deri në para-ndeshje dhe më pas ndodh diçka. Skuadra ndonjëherë ndikohet nga episodet në fillim të lojës, por është e vështirë të shpjegohet. Problemi i karakterit është i vështirë për t’u ndryshuar, por lojtarët e dinë këtë dhe duam ta ndryshojmë situatën.

Tifozët nuk ju kontestuan drejtpërdrejt. A është kjo një kënaqësi? Nuk është një kënaqësi. Ndjej të njëjtin kontestim si lojtarët dhe drejtuesit. Dëgjoj zhurmë dhe kritika, por këtu punojmë të gjithë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.

A mund ta shohim Milanin me dy sulmues qendrorë që në fillim? Në fillim të javës mendova për këtë mundësi, por me situatën e Moratës nuk mund të fillojmë ndeshjen kundër Veronës me dy sulmues.

Çfarë shihni ndryshe në krahasim me sezonet me Romën në të cilat kishit disa pikë më shumë? Krahasime të këtij lloji nuk mund të bëhen. Tani është koha për të marrë rezultate për t’u përmirësuar.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →