Niko Uilliams ka qenë emri më i diskutuar i merkatos së verës deri sot. Sulmuesi i Spanjës shkëlqeu në Europian dhe duke parë një klauzolë largimi që nuk kalonte 60 milionë eurot, shumë klube u vunë në ndjekje të tij duke tentuar që të firmosin me spanjollin e Atletik Bilbaos.
Por me sa duket, lojtari ka vendosur që të paktën edhe në këtë sezon të mos ndryshojë skuadër dhe është kthyer përsëri te baskët për të vazhduar karrierën e tij në La Liga. Këtë e ka bërë mëse të qartë në një video të postuar në rrjetet sociale nga fillimi i stërvitjeve me Atletik, të cilat i ka përshpejtuar me 6 ditë në krahasim me sa ishte leja e zakonshme pas Europianit.
“Çdo gjë mirë këtë verë, me dëshirë për të rifilluar. Përshëndetje tifozë të Atletik. Po kthehem me shumë entuziazëm për këtë sezon. Para Atletik”, ishin fjalët e tij të publikuara në rrjetet sociale, që u japin fund diskutimeve për transferimin në klube si Barça apo PSG të cilat i kishin bërë oferta të rëndësishme ekonomike futbollistit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co