Bota

“Të gjithë u fokusuam tek Trump”, ligjvënësi republikan rrëfen momentet e panikut gjatë atentatit në Pensilvani

te gjithe u fokusuam tek trump ligjvenesi republikan rrefen momentet e panikut gjate atentatit ne pensilvani
te gjithe u fokusuam tek trump ligjvenesi republikan rrefen momentet e panikut gjate atentatit ne pensilvani

Ligjvënësi Republikan Dan Meuser ishte në rreshtin e parë në mitingun e ish-Presidentit Donald Trump të shtunën gjatë atentatit ndaj këtij të fundit.

Meuser i tha CNN se kur dalloi tingujt si të shtëna armësh, ai dhe kolegët e tij “fokusuan vëzhgimin e tyre tek ish-presidenti.”

Disa anëtarë të Shërbimit Sekret iu afruan turmës, duke u thënë atyre të shtriheshin, ndërsa shumica prej tyre po mbronin Trumpin, tha kongresmeni nga Pensilvania.

“Presidenti, në mënyrë të mahnitshme, pati guximin dhe forcën e karakterit për të ngritur grushtin e tij dhe për t’u treguar të gjithëve se ai ishte në rregull,” shtoi Meuser. “Kjo vërtetë qetësoi situatën. Pastaj gjithçka u bë më e kontrolluar, dhe njerëzit ndien se do të ishin në rregull.”

Të paktën një person u vra gjatë sulmit, teksa Meuser tha se ai person ishte ulur rreth 15 ose 16 rreshta pas tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts