Të hënën protesta e opozitës, Berisha: Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë për të dridhur themelet e narkoshtetit

te henen protesta e opozites berisha te gjithe qytetaret e mbare shqiperise vershojne ne tirane per te dridhur themelet e narkoshtetit
te henen protesta e opozites berisha te gjithe qytetaret e mbare shqiperise vershojne ne tirane per te dridhur themelet e narkoshtetit








































Ditën e hënë (23 dhjetor) në orën 17:00, opozita do të zhvillojë protestë dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, në një takim me qytetarët e degës 9 në Tiranë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

 

Berisha u shpreh se qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit.

“Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë”, tha ish-kryeministri.

Berisha: Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë.

Ndaluni pak te këta që ka caktuar në Tiranë Edi Rama.

Po në qoftë se, ka një njeri që, nuk po flas për Veliajn se, Veliaj nuk është, është i pakallur, harrojeni nuk është në Tiranë, fshihet këtej andej, po ai është kandidat për atje ku e meriton.

Me kë u zëvendësua? U zëvendësua me një zonjë, e cila është përgjegjëse me vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 500 milionë tendera për kovidin, përgjegjëse për 4-fishimin e vdekjes së shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës nga kovidi. E çfarë zgjidhje i jepte kjo?

I gënjente shifrat e vdekjes, i jepte krejt të tjera nga ato që kishte morgu. Ju kujtohet? Ju kujtohet, se si ndërtonte dhe mbulonte vdekjet me përqafimet që bënte me atë, si quhej ajo mjkja e infektivit, Najada. Mbulonte vdekjet e puthjet me Najadën. A mund të ishte ajo sot në qeveri?

Në qoftë se, ka një njeri që meriton të paktën 40 vjet në burg është ajo, dhe tani ajo na serviret si reformatorja e arsimit të fëmijëve tanë. E kuptoni ju, çfarë tallje, përqeshje cinike bëjnë këta me ne dhe fëmijët tanë?

Nuk e lëshoj lehtë unë një epitet për një zonjë, sepse nativisht unë kam respektin më të madh për gratë, dhe e meritojnë. Po ajo në qoftë se do të kishte një emër të dytë, do të quhej korba e kovidit. Mori mëqafë, la pa aparatura, la pa ilaçë, përdori strategjinë e shtrimit në spital të qytetit, në një kohë kur Kosova shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria, Maqedonia shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria dhe u faktua që shtrimi në spitale ishte praktika më shpëtimtare nga kthetrat e kovidit.

Japonia, e cila kryesoi botën me shtrimet pati rezultatet më mahnitëse në betejën kundër kovidit.

Kurse këta, e shtruan qytetin në spital. Pra, ju keni epërsi të papërshkrueshme ndaj tyre. Nuk mundet kurrëkund ata të krahasohen me përfaqësuesit tuaj, me ju.

Këtu, e fundit, miq. Prap e kemi përpjetë rrugën, përsëri, por fitoren e meritojmë. Siç u bashkuam bashkë, tani do bashkohemi me qytetarët e tjerë. Tani ju do ta bëni natën ditë me qindra e qindra takime.

Dje patëm një grup që kishin marrë pjesë në fushatën e fitorës së Donald Trump. Çfarë na tha? Shumë interesante. Na thanë se, gjithçka e bazojnë takimet dhe çdo ditë nga mëngjesi gjer në darkë, secili nga ju e nga ne klikonte në google derën që kishte trokitur, dorën që kishte shtrënguar, kafenenë me kë kishte pirë, njerëzit që kishte takuar.

Pra, dita mbyllej me këtë bilanc pëe secilin aktivist, anëtar, anëtare, aktiviste që fitoi zgjedhjet. Të gjitha mediat i kishte kundër pothuaj, 90%. Edhe njëra, herë këej, herë andej mbante ato tv e mëdha. Të mëdhatë e tjera kundër. Të gjitha pollet kundër.

E gjithë elita, për fat të keq domethënë, e cila dukej se nuk kishte lidhje me tokën dhe qytetarët, por rrinte në ajër, vërshoi Hollivudin, vërshuan universitetet, të gjitha kundër Trumpit. Por qytetarët amerikanë votuan Trumpin, dhe e votuan sepse ata, mbështetësit e tij trokitën derëm më derë.

Mbështetësit e tij, në fund të ditës bënin bilancin e njerëzve që kishin takuar. Imagjinoni ju, njerëzit që kishin takuar, në një komb 340 milionë vetë.

Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë, dhe vazhdon.

E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup jnerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria.

Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë.

Edhe njëherë, gëzuar festat e fundvitit. Fitore nesër, fitore në 11 maj!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →