Bota

“Të integruar pa qenë anëtar të BE”- Rama flet për programin e ri financiar: Anëtarësim gradual në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian

te integruar pa qene anetar te be rama flet per programin e ri financiar anetaresim gradual ne hapesiren ekonomike dhe tregun e perbashket evropian




































Kryeministri Edi Rama foli për hartimin e një politike të re të  BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë.

edi rama1

Në fjalën e tij në  Konferencën treditore të Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ndërkohë që ‘ne negociojmë anëtarësimin në BE të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian’.

Sipas Ramës plani ekonomik shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të përmirësuar prefromancën dhe rritur konvergjencën me vendet e BE.

“Ndërkohë natyra e procesit të negocimit dhe e ndërveprimet me BE është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë përmes një diplomacie dinamike në funksion të ndikimit të vetë BE për interesat tona të para në një kënd më të gjerë si pjesë e interesit të përbashkët rajonal. Dua të flas për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për krejt rajonin tonë, i cili shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA dhe adreson në mënyrë specifike një nevojë të madhe të Shqipërisë dhe rajonit për të përmirësuar prefromancën dhe rritur konvergjencën me vendet e BE. Ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në BE të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian. Kjo është diçka e re që u mundësohet vendeve të rajonit.

Plani i ri i rritjes që është ky instrument është në dorën tonë dhe së bashku me partnerët në Bruksel ne jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave për të rritur masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtar të BE”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts