Bota Sport

“Te Kukësi mungesë respekti dhe pagash”, La Torre: Flamurtari të bëjë si Elbasani dhe Bylisi për elitën

te kukesi mungese respekti dhe pagash la torre flamurtari te beje si elbasani dhe bylisi per eliten

































Sebastian La Torre largohet me keqardhje nga Flamurtari, që nuk ia doli në Laç për të siguruar ngjitjen në Superiore. Në intervistën ekskluzive të dhënë nga Peruja për “Panorama Sport”, 25-vjeçari rrëfehet për gjithçka.

la torre

Ai tregon sesi ia del Flamurtari në sezonin e ri, si dhe flet edhe për Kukësin, ku pretendon se nuk e trajtuan mirë dhe qetësinë e gjeti në Vlorë. Shpreson që me verilindorët ta zgjidh çështjen e mirëkuptim dhe të jetë lojtarë i lirë, ndërsa paralajmëron se nëse nuk ka konsensus do të shkojë në gjyq dhe se për këtë ka njoftuar edhe sindikatat e futbollit në Peru.

Pa mbarimit të sezonit, me se po merret Sebastian La Torre?

Jam në Peru, në pritje të zgjidhjes së kontratës me Kukësin.

Ku do të vijoni karrierën në vijim?

Kam shumë oferta në vendin tim, në ekipe të mëdha. Fillimisht më duhet të zgjidh njëherë e mirë çështjen me Kukësin. Shpresoj që t’i përgjigjen mesazheve të mia dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë.

Çfarë nuk shkon me Kukësin?

I jam mirënjohës Kukësit, sepse më hapën dyert e klubit. Kukësi nuk ra nga kategoria me mua, unë nuk isha aty, por te Flamurtari ku u huazova në janar. Kur isha te Kukësi kam dhënë gjithmonë maksimumin, por nëse një lojtar nuk trajtohet mirë në një klub, ai duhet të gjejë një rrugë tjetër ku të jetë i lumtur dhe i qetë.

Po thoni që te Kukësi nuk ishit të qetë?

Ishte eksperienca ime e parë në Europë, ajo në Shqipëri. Një futboll krejtësisht ndryshe nga Peruja, por nuk duhet harruar që futbollisti më parë është njeri si gjithë të tjerët. Nëse një lojtar nuk ndihet mirë në një klub, atëherë klubi nuk mund ta detyrojë të qëndrojë, aq më pak nëse nuk do të ishin të drejtë në respekt dhe paga.

Keni pasur mungesë respekti dhe çështje financiare te verilindorët?

Unë jam duke diskutuar çështjen time me avokatin tim dhe sindikatat peruane të futbollit. Ne do të shikojmë të gjithë çështjen ligjore. E vetmja gjë që dua është të largohem nga Kukësi dhe të jem mirënjohës për kohën e shkurtër që isha atje.

Flasim për Flamurtarin, që nuk u ngjit dot në Superiore. Të vjen keq?

Fatkeqësisht futbolli është i tillë, ka vetëm një fitues. Të luajë në fushën e Laçit ishte e vështirë. Ata kishin gjithçka në favor të tyre.

Do të dëshironit të qëndronit në Vlorë edhe në sezonin e ri?

Mirënjohës për 5 muajt që isha atje, por tani jam në një rrugë tjetër.

A jeni i kënaqur me çfarë dhatë personalisht te Flamurtari?

Nuk ndihem rehat me atë që kam bërë te Flamurtari, por mirënjohës për mënyrën se si më trajtuan, kur në fillim kalova keq diku tjetër.

Si mund të ngjitet Flamurtari në Superiore?

Flamurtari është një ekip i mirë, një klub i mirë që di të jetë institucion i vërtetë. Duhet vetëm të sigurojë të gjitha pikët e mundshme në kampionat, siç bënë Elbasani dhe Bylisi.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts