Gazetari i njohur sportiv Lirim Zalla, ka analizuar situatën e Kombëtares shqiptare pas ndeshjes me Anglinë dhe para asaj që luan ndaj Andorrës.
Në studion e “Sport News” në “News 24”, ai theksoi se kuqezinjtë sot do ndienin presion, por e kishin detyrim fitoren.
“Fati na ndihmoi se mund të pësonim edhe më shumë apo fati nuk na ndihmoi se Asani të ishte më i shpejtë te ai rast mund të shkonte te barazimi. Por duke përjashtuar fatin, skuadra jonë arriti të shprehë profilin e saj, jam dakord që këto janë kualitetet, por ne nuk mund të pretendojmë të shkojmë të mundim Anglinë në “Uembli”, se do të ishte e guximshme. Anglia është ndër më të fortët në botë, me lojtarë në kampionatin më të fortë, ne i dimë forcat e fuqitë tona. Jam në mendje që Botërori për ne nis sot, ky fillon sot për të marrë pikët tona, që janë me Andorrën. Nëse duam të luftojmë, të marrim sot tre pikë. Me Anglinë patëm dinjitetin tonë, treguam vlerat tona, patëm mungesa, Broja erdhi i limituar. Por kam besim.
Ne kemi një trajner që nuk guxon, luan me shumë për vete se ekipin, kërkon të mbrohet thellësisht, e ka ndërtuar kështu dhe nuk ndryshon kurrë. Ndoshta i ka dalë më mirë, por për mua ne kemi një mungesë guximi që vjen nga stoli, nga mënyra si i rreshton. Ka pasur një diskutim për mënyrën e lojës e rolit të Asllanit. Ndoshta ky është mentaliteti. Silvinjo nuk është se është trajner i madh, ishte në Lion pak javë dhe e hoqën. Silvinjo është rritur me ne, nuk ka ardhur si trajner i madh. Te rritja e tij do të doja të ishte i guximshëm. Akoma nuk kam gjetur vendin e shenjtë që ta yshtim që të guxojë më shumë.
Ai të bëjë çfarë të dojë, është i dënuar, nëse nuk fiton, nuk e di pse të rrijë. Nëse nuk mund Andorrën, që ka banorë sa 21 Dhjetori në Tiranë… Të fusë kë të dojë, nuk duam t’ia dimë. Nëse vë në diskutim fitoren me Andorrën, nuk e di pastaj…. Ikën vetë, ai, po nuk fitoi, për çfarë të rrijë? Ky është ekipi ynë kombëtar, është i gjithë kombit. Me Andorrën në shtëpi në Tiranë nuk diskutohet.
Me Ishujt Faroe një herë menduam që duhet fituar po dolëm 0-0. Me Ishujt Faroe që janë më të vogla se 21 Dhjetori ato.
Në “Uembli” ishin pikët e Anglisë, sot janë tona. Pikët janë sot, të luajmë keq por të fitojmë.
Golat varen nga ngjarjet në fushën e lojës. Sot pretendoj se kemi kualitete më të mira se kur kemi luajtur me parë. Ndeshjet me ta nuk kanë qenë me këtë përgjegjësi, në start, por në fund të eliminatoreve. Sot duhet goleadë edhe për të respektuar tifozët, janë fantastike, 90 % e dinin që humbnim dhe shkuan të shihnin në Angli duke investuar paratë e tyre. Për t’i respektuar këta, le të bëjnë një goleadë, t’i kënaqin, se është bukur të bëjë shumë gola kombëtarja.
Do mbrohen me të gjitha forcat e tyre, se për të sulmuar një ekip më të madh, do ta kenë të vështirë. Por zotësia e lojtarëve tanë dhe trajnerit është të shpërthejnë atë mbrojtje. Besoj se sot më shumë se kurrë duhet të shpresojmë te fitorja, jam shumë i emocionuar kur mendoj që mund të mos fitojmë, është e frikshme të mendoj që nuk fitojmë.
Presionin sot te rezultati e kemi ne, jo Andorra. Sot presioni është te ne, në përballjen që kemi ne e kemi presionin. Ata do mbrohen sa më ngushtë e ngjeshur për të shmangur një humbej që sido që të jetë nuk do rëndojë se nuk i kërkon kush llogarit, ata kur kanë bërë gol kanë hapur shampanjë. Ne nuk diskutojmë, me një ekip kaq të vogël, ta gjejnë ku ta gjejnë golin e mundësinë. Sot nuk ka justifikim, mua më intereson si shqiptar, si tifoz të fitoj ndeshjen me Andorrën në shtëpi. Nëse nuk fiton në shtëpi, të ikin të gjithë ata, për çfarë janë?
Aliji më erdhi mirë që luajti, është i vetmi përfaqësues i kampionatit që luajti në “Uembli”. Bëri lojë të mirë, nuk e vlerësoj me notë shumë të lartë se Foden nuk ishte në ditë të mirë dhe ky i beri detyrat e tij mirë dhe saktë dhe më erdhi mirë që ishte dinjitoz. Balliu gjithashtu në krahun tjetër u mundua të bënte diçka më shumë. Ky është niveli, ka humbur formacionin, shumë nga tanët e kanë këtë gjë. Në mbrojtje kanë një lloj stabiliteti me emra që luajnë në ekipe të mira. Në pjesën tjetër, në mesfushë, kemi zëvendësime. Në fund të hyjë edhe Silvinjo të luajë, në do të fitojmë sot.
Ky trajner nuk ndryshon asnjëherë. Ky ishte guximi më i madh që bëri, largoi Seferin.
Ka një sëmundje, kur arrin një sukses të madh, ka një borxh. Me kujton Lëv pas triumfit në Botëror, doli katër vite më vonë kur ftoi të njëjtët lojtarë e tha ua kisha borxh. Edhe ky duhet të lajë borxhet, po sa më shpejt që të mos e pësojmë ne.
Për mua Asani nuk ka dhënë gjë pas kualifikueseve, duhet të heqim kapelen kur kalon se na çoi në Europian me golat e tij, duhet të jemi falënderues. Por më pas nuk ka dhënë më të mirën, ka shënuar një gol në Azi që nëse e bënte Mesi e Ronaldo do hapeshin lajmet me të. Është një lojtar i nivelit të mirë, nuk është se shkëlqen për momentin”, tha ndër të tjera Zalla para ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co