Kanë kaluar 11 vite nga finalja e “Uemblit”, aty ku Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund shkruajnë historinë e futbollit gjerman, dominanca e klubeve gjermane në trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh.
Saktësisht data 25 maj, verdhezinjtë “tronditën” yjet e Real Madridit në gjysmëfinale, duke ia dalë të avanconin për më tej. Pikërisht me ketë të fundit ekipi i Edin Terziç do të përpiqet të rishkruajë historinë, kësaj radhe jo më lot trishtimi, por triumfatori. Marko Rojs dhe Mats Humels janë dy “senatorët” e Dortmundit, të cilët i kanë rezistuar tranzicioneve në ekip, e ku tashmë do të luajnë finalen e fundit me shumë gjasa në Ligën e Kampionëve. Në vigjilje të finales, e planifikuar në datën 1 qershor, Marko dhe Mats Humels kanë rrëfyer emocionet e përziera mes 2013-ës dhe të edicionit aktual.
ROJS – “E kujtoj qartë finalen ndaj Bajernit në Londër. Fati na ka dhënë një shans të dytë në ‘Uembli’. Ne ishim ekip i mrekullueshëm në 2013-ën, e kuptonim njëritjetrin me sy mbyllur në fushën e lojës. Pjesën e parë i shkuam golit disa herë shumë pranë, por mungoi finalizimi. Në 45’ e dyta na ranë energjitë e për pasojë nuk mund t’i bënim ballë rivalit. Gjithsesi ajo mbetet pjesë e së shkuarës, asgjë nuk mund të ndryshohet. Jam i bindur se kontigjenti është i gatshëm ta dërgoj deri në fund misionin, trofeun në Dortmund. Jemi me fat që kemi tifozerinë më unikale që kam njohur. Ekipi ka treguar vendosmëri në Champions përgjatë etapës 2023-2024, prandaj më shtyn të mendoj se gjithçka është e mundur. Sikurse në 2013-ën, nuk na përfaqësojnë emrat, por forcat e grupit”, tha Rojs.
HUMELS – “Ndodhesha në ciklin më të mirë të karrierës, 25 vjeç, 10 vite më vonë se momentalisht. Megjithatë këmbëngulja, puna dhe dëshira mbeten e njëjtë. Askush nuk e mendonte se do të eliminonim në gjysmëfinale yjet e Realit, ama e finalizuam me sukses. Të them të drejtën na erdhi si befasi finalja. Synimi fillestar ishte të rezistonim sa më gjatë në Ligën e Kampionëve dhe pas çdo faze filloj të rritej optimizmi. Ndjej keqardhje në masë për mënyrën sesi u mposhtëm nga Bajerni në finale, por ky është futbolli. Me shumë gjasa kjo është finalja ime e fundit, prandaj do të jap gjithçka për të fituar trofeun me fanellën e Borusia Dortmundit”, përfundoi futbollistit me tipare defensive Mats Humels.
FORMACIONI I 2013, PORTA – Roman Veidenfeler kishte zhvilluar sezon ëndërrash me verdhezinjtë përpara finales, por nuk mundi të ndalë dot “magjinë” e Arjen Roben në limitet e kohës së rregullt. Në vitin 2014 fitoi Botërorin me Gjermaninë, ndërsa në vitin 2018 vendosi të “varë këpucët në gozhdë” jo vetëm prej Dortmundit, por edhe futbollit të luajtur.
MBROJTA – Kuarteti difensiv i Borusias në finalen e “Uemblit” konsistoi me Pizçek në të djathtë, Shmelcer në korsinë respektive dhe Humels-Subotiç formuan “murin” e prapavijës përpara Veindefeler. Vetëm Mats Humels dhe Pizçek vijojnë futbollin e luajtur, dy protagonistë e tjerë e kanë mbyllur kapitullin.
MESFUSHA – Binomi Benderin-Gydoan kishin profilin e lidhësit mes fazës defensive me sulmin. Kurse tredhëmbëshi BlazhikovskiRojs-Groskrojc në shërbim të “pykës” Robert Levandovski. Ilaki Gyndoan la gjurmë në atë finale me penalltinë në minutën e 68’, teksa vijon futbollin me Barcelonën në Spanjë. Marko Rojs ka ndeshjen e fundit me fanellën e Dortmundit karshi Realit, pasi e ka zyrtarizuar “divorcin” me klubin pas 12 vitesh. Sven Benderin dhe Jakub Blazhikovski janë tërhequr, respektivisht në vitin 2021 dhe 2023.
SULMI – Shpresa e vetëm e Jurgen Klop për të mbërritur te Champions-i u pa te Robert Levandovski, por nuk ndodhi kështu karshi bavarezëve. Pas një viti, goleadori polak “tradhtoi” Dortmundin dhe vendosi të kalojë te rivalët e përbetuar, Bajern Mynih. Tashmë djersit fanellën e Barcelonës.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co