“Të mendojmë për Holandën”, tekniku Italian pas triumfit ndaj Austrisë: Jam i lumtur për lojtarët e mi

te mendojme per holanden tekniku italian pas triumfit ndaj austrise jam i lumtur per lojtaret e mi
te mendojme per holanden tekniku italian pas triumfit ndaj austrise jam i lumtur per lojtaret e mi

Turqia “nxorri” jashtë evropianit Austrinë e Rangnick, e cila vinte me statusin e favoritit në këtë përballje. Një sukses i jashtëzakonshëm për turqit, që megjithëse kishin mungesën e lojtarit më të rëndësishëm të tyre, Çalhanoglu, i pezulluar për shkak kartonash, arritën të fitonin me rezultatin 2-1, duke suprizuar Austrinë, një nga ekipet më simpatike të këtij evropiani. Austria arriti të dilte e para në një grup me Francën dhe Holandën, por ndaj Turqisë ishte një tjetër skuadër. Rolin e “bomberit” e moripërsipër ta bënte, ish mbrojtësi I Juventusit Meril Demiral. Fillimisht shënoi ende pa u mbushur 60 sekonda lojë, goli i dytë më i shpejtë i finaleve të një evropiani, pas golit të Bajramit ndaj Italisë dhe më pas në pjesën e dytë sërish ai i ndëshkoi austriakët me kokë, në minutën e 59-të.

Goli i Gregoritsch në mesin e fraksionit të dytë ishte vetëm një iluzion se skuadra e Ragnick mund të ndryshonte fatin e takimit, pasi Turqia i’a doli mjaftë mirë të administronte rezultatin.
Pas sfidës shumë i lumtur ishte tekniku italian Montella: Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, në të cilën treguam shpirtin e skuadrës deri në sekondat e fundit të ndeshjes. Jam i lumtur për lojtarët e mi. Tani të rikuperojmë energjitë e të mendojmë për Holandën. Turqia do të luaj të shtunën në mbrëmje sfidën e vlefshme për çerekfinale, ndaj Holandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →