Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme në mbrojtje të minatorëve, ndërsa tha se babëzia e Qeverisë po i vret ata.
“Jetesa e minatorëve në vazhdimësi është histori e dhimbshme. Vetëm muajin e fundit u aksidentuan 6 minatorë nga të cilët 2 të vdekur.
E kjo situatë përsëritet me punëtorët në çdo sektor. Dhimbje e madhe . Askush nuk përgjigjet, askush nuk inspekton sigurinë në punë, askush nuk jep llogari.
Në një qytet me pasuri minerale dhe me varfëri ekstreme ndodhin drama vazhdimisht. Ata ikin në mëngjes me lutjen dhe shpresën që në darkë do të kthehen në familjet e tyre të gjallë.
S’ka siguri në pune po s’ka edhe kontrolle për sigurinë nga shteti. S’ka transparencë mbi dhënien e licencave. S’ka informacion mbi kapacitetet e këtyre subjekteve që marrin liçenca shfrytëzimi me të vetmen meritë, miq e dashamir të Partise Socialiste.
Kërkohet:
Forcimi i ligjeve.
Investime urgjent.
Mbështetje për familjet e viktimave.
Rritje e pagave dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.
Statusin e minatorëve”,
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co