Rreth 8 milionë euro cash, të fshehura në shtëpi, të renditura dhe të ndara në tufa 20, 50, 100 dhe 200 euro.
“Thesari” u zbulua dhe u sekuestrua nga policia financiare e Napolit në shtëpinë e një mjeku që banon në Santa Maria la Carità dhe që ushtron aktivitetin e tij në Pompei.
Profesionisti, i cili punon në sektorin e sigurimeve shoqërore, nuk ka mundur të justifikojë origjinën e parave që u sekuestruan.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia zbuloi një “kasafortë” të vërtetë, një vendstrehim të vendosur pas një gardërobë dhe të shndërruar në një lloj kasafortë për të ruajtur të sigurta paratë, të cilat, siç u përmend, u ndanë me kujdes në tufa të renditura sipas emërtimit nga 20 deri në 200 euro.
Krahas shumës së madhe, të papajtueshme me punën e burrit, u sekuestruan edhe të gjithë dokumentat që lidhen me veprimtarinë e tij profesionale.
Sekuestrimi parandalues i parave të gatshme u vërtetua më pas nga gjyqtari për hetimet paraprake të gjykatës së Torre Annunziata-s, “duke pasur parasysh origjinën e paligjshme më se të arsyeshme të të njëjtit, me indikacione konkrete dhe specifike për krimin e mashtrimit të rëndë ndaj shtetit dhe në çdo rast krimi i marrjes së mallit të vjedhur”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co