Sport

“Të padëshiruar”, Broja dhe Hysaj në vështirësi, gushti vendos të ardhmen

te padeshiruar broja dhe hysaj ne veshtiresi gushti vendos te ardhmen
te padeshiruar broja dhe hysaj ne veshtiresi gushti vendos te ardhmen

Jo të gjithë legjionarët kuqezi po kalojnë një moment të mirë. Ylli i ekipit përfaqësues, Armando Broja nuk po gjen qetësi, me sulmuesin që jo vetëm është nxjerrë në shitje, por ekipi i Chelsea-t po bën gjithçka për të përshpejtuar largimin e tij teksa së fundmi trajneri Enzo Maresca as që e grumbulli për sfidën e parë të Premier League, atë kundër Man.City, por e la jashtë ekipit së bashku me Callagher dhe Lukaku.

Sigurisht, Broja nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një skuadër të re pasi admiruesit për të nuk mungojnë, por çdo gjë është në dorë të Chelsea-t, me blutë që duhet të ulin pretendimet për sulmuesin kuqezi. Së fundmi në skenë ka dalë edhe Southampton, me “shenjtorët” që kërkojnë të përsërisin historinë e suksesshme të huazimit me Brojën dy sezone me parë.

Në të njëjtën situatë me Brojën është edhe Elseid Hysaj. Anësori kuqezi nuk bën pjesë në planet e Lazio-s me drejtuesit e klubit kryeqytetas që po bëjnë gjithçka që Hysaj të largohet deri në fund të muajit gusht. Ndryshe nga Broja, Hysaj ishte i përfshirë në skuadër për ndeshjen e parë të Serie A kundër Venezia-s, pavarësisht se nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Sipas Corriere dello Sport, një ndërmjet Hysajt dhe Pedro-s do të largohet me çdo kusht. Problem është fakti që për Hysaj, për momentin nuk ka oferta konkrete, kjo edhe për shkak të pagës së tij ku përfiton 2,8 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts