Të paktën 10 persona kanë vdekur në brigjet e Francës veriore pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbys mëngjesin e së martës, sipas autoriteteve të cituara nga mediat franceze.
Roja bregdetare franceze thotë se së shpejti do të japë informacion mbi operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton BBC.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pas përmbysjes së varkës.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bordin e anijes kur ajo u përmbys në brigjet e Le Portel në Francën veriore.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin pritet të vizitojë zonën këtë pasdite.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co