Të paktën 19 njerëz u vranë dhe 80,000 të tjerë u zhvendosën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën disa rajone në provincën e Sumatrës Perëndimore në Indonezi.
Përmbytjet lanë shtatë persona të zhdukur dhe dëmtuan më shumë se 650 shtëpi, tha në një deklaratë Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive, e njohur si BNPB.
Nga përmbytjet u dëmtuan 26 ura, 25 shkolla dhe 113 hektarë tokë bujqësore. Agjencia paralajmëroi qeverinë lokale dhe qytetarët që të jenë në gatishmëri për përmbytjet pasi priten ende shi në kryeqytetin e provincës Padang të dielën.
Agjencia e motit në Indonezi kishte paralajmëruar se moti ekstrem, si stuhi të papritura, mund të ndodhin gjatë marsit dhe prillit në shumë rajone pas sezonit të pikut të shirave të shkurtit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co