Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ishullin Sumatara të Indonezisë, duke lënë të vdekur të paktën 19 persona. Shtatë persona tjerë rezultojnë të zhdukur, kanë thënë autoritetet indoneziane, raporton agjencia “AP”.
Me tonelata baltë, shkëmbinj dhe pemë të shkulura ranë poshtë një mali të premten vonë, duke arritur te një lumë që kishte dalë nga shtrati dhe kishte depërtuar nëpër fshatrat malore në rrethin Pesisir Selatan të provincës së Sumatras Perëndimore, ka thënë Doni Yusrizal, që drejton agjencinë lokale të menaxhimit të fatkeqësive.
Ekipet e shpëtimit deri të shtunën kanë nxjerrë shtatë trupa në fshatin më të goditur, Koto XI Tarusan, dhe gjetën tre të tjerë në dy fshatra fqinj, ka thënë Yusrizal.
Ekipet e shpëtimit nxorën edhe gjashtë trupa në Pesisir Selatan dhe tre tjerë në Padang Pariaman, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 19.
Po kërkohen edhe shtatë persona, që janë raportuar të zhdukur.
Më tepër se 80 mijë persona janë vendosur në strehimore të përkohshme të krijuara nga qeveria, pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shembur 14 shtëpi, ndërsa 20 mijë shtëpi janë përmbytur deri në çati.
“Operacioni i kërkimit u pengua nga ndërprerjet e energjisë elektrike, rrugët e bllokuara me baltë dhe mbeturina”, ka thënë Yusrizal.
Shirat e dendur shkaktojnë shpesh përmbytje në Indonezi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co