Të paktën 16 emigrantë u mbytën dhe 28 të tjerë rezultojnë të zhdukur në një anije u përmbys në brigjet e Xhibutit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
“Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga autoritetet lokale dhe IOM janë duke vazhduar,” tha organizata në Platformën X, duke sqaruar se gjithsej 77 emigrantë ishin në bord, “duke përfshirë të paktën një fëmijë”. IOM nuk specifikoi nëse ky fëmijë ishte në mesin e të shpëtuarve.
Kjo është mbytja e dytë e anijes e raportuar nga IOM në brigjet e Xhibutit në pak javë, pas një incidenti të ngjashëm më 8 prill, ku vdiqën të paktën 38 emigrantë, përfshirë fëmijë.
“Rruga lindore” e ndjekur nga refugjatët që vijnë nga Afrika për të arritur në Arabinë Saudite përmes Jemenit të shkatërruar nga lufta konsiderohet nga IOM si “një nga rrugët më të rrezikshme dhe komplekse të migrimit në Afrikë dhe në botë”.
Rojet bregdetare tuniziane gjetën trupat e 19 emigrantëve
Roja bregdetare tuniziane gjeti trupat e 19 emigrantëve që po përpiqeshin të arrinin në ishullin italian të Lampedusa, njoftoi sot roja tuniziane.
Incidenti e çon numrin e vdekjeve të emigrantëve në brigjet tuniziane në afro 200 në katër muajt e parë të këtij viti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co