“Të paktën 9.000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori”, Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi

te pakten 9 000 gra jane vrare ne gaza qe nga 7 tetori ministria e shendetesise se gazes nje armepushim i menjehershem eshte minimumi
te pakten 9 000 gra jane vrare ne gaza qe nga 7 tetori ministria e shendetesise se gazes nje armepushim i menjehershem eshte minimumi

Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Kështu ka deklaruar të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Në komunikatën për mediat thuhet gjithashtu se rreth 60,000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga “kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor”.

Ndërkohë rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në “kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme”.

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA), e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në “X”, duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten çdo ditë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhet në deklaratë.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë.
“Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →