Bota

“Të pavaksinuarit me normat e etikës hedhin poshtë gjithë punën”- Rama u ‘tërheq veshin’ mjekëve gjatë inaugurimit të spitalit ditor në QSUT: Një shpërfillje e juaja ndaj pacientëve, heq…

te pavaksinuarit me normat e etikes hedhin poshte gjithe punen rama u terheq veshin mjekeve gjate inaugurimit te spitalit ditor ne qsut nje shperfillje e juaja nd





































Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitalin e ri ditor në QSUT, ku vizitoi disa kabinete e pavione dhe u takua me mjekë specialistë që shërbejnë aty.

rama

Gjatë një bisede me mjekët, këtyre të fundit u ka ‘tërhequr veshin’ duke u thënë se “nëse na shpikni një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve në raste të caktuara do ishte shumë mirë.”

Gjithashtu ai u shpreh se “mjaftojnë pak individë që janë të pa vaksinuar me normat e edukatës dhe etikës për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e të gjithëve”, duke iu referuar skandalit të fundit te Spitali Onkologjik.

“Nëse do të na shpikni edhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve,  në raste të caktuara, do të ishte shumë mirë sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda më shumë se sa një njeri që thjeshtë mund të vijë në spital ose mund të ketë ardhur në spital, – e di shumë mirë që pjesa dërrmuese mjekëve janë super, edhe bëjnë shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë “të pavaksinuar” me normat e edukatës dhe të etikës në punë, për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët që po bëjmë dhe që nuk ka koment. Këtu e dimë shumë mirë si ka qenë, e shohim si bëhet përditë.

Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi. Unë i them të gjithë atyre që ndodh që më shkruajnë mesazhe, i them “shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror se aty jeni jashtë shteti”.

 Ata që e besojnë vijnë e thonë: ishte e paparë. Ata që s’e besojnë thonë: propaganda e rilindjes. Çfarë të them unë i shkreti?! Si piktor duke lexuar fytyrat, mund të them që më dukeni në formë. Uroj që të mos gabohem edhe uroj shumë që këto buzëqeshje të mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recetë, një shpërfillje e mjekut heq 50% të efekteve të recetës, apo jo?” – u shpreh Kryeministri Rama.

LEXO EDHE: Rama inauguron ambientet e spitalit ditor brenda QSUT, njofton mjekët: Do vij për një ndërhyrje tjetër! Nuk i bëj dot derman…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts