Një çift shqiptar u arrestua në Rovato, në provincën e Brescias, Itali, me akuzën e trafikut të drogës.
Ata janë 47 dhe 53 vjeç dhe arrestimi i tyre erdhi pas denoncimeve për një aktivitet intensiv të trafikut të kokainës.
Karabinierët, pas hetimeve vendosën të kryejnë kontroll në shtëpinë e tyre bashkëshortore, ku jetojnë së bashku me të dashurën nëntëmbëdhjetë vjeçare të djalit të tyre dhe aty gjetën një sasi të konsiderueshme kokaine, e cila u sekuestrua.
Gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua një armë e kalibrit 22 të mbajtur në mënyrë të paligjshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co