Të plagosurit nga protesta, ministri Hoxha: 3 policë ende në spital, asnjë qytetar i lënduar

te plagosurit nga protesta ministri hoxha 3 police ende ne spital asnje qytetar i lenduar
te plagosurit nga protesta ministri hoxha 3 police ende ne spital asnje qytetar i lenduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dhënë një përditësim nga spitali ku po marrin trajtim efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës. Ai njoftoi se nga 10 policë të lënduar, tre prej tyre ende janë në spital, ndërsa theksoi se asnjë protestues nuk ka pësuar dëmtime.

“Punonjësit e policisë kanë përjetuar dëmtime të lehta. Disa prej tyre janë rikthyer në shtëpi, ndërsa tre janë ende nën kujdesin e mjekëve. Menaxhimi i protestës ka qenë në përputhje me ligjin,” deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se reagimi i Policisë së Shtetit ishte në përputhje me standardet europiane. “Policia do të vazhdojë të jetë e angazhuar për të përballuar çdo situatë proteste. Kjo protestë kishte elemente dhune, dhe në situata kur punonjësit e policisë përballen me rrezik, do të ketë një reagim të nevojshëm,” shtoi ai.

Hoxha theksoi se “nuk po them se do të kemi një reagim më të ashpër,” por përfundoi se “Policia e Shtetit ka vepruar sipas standardit të një policie europiane, përkundër natyrës së dhunshme të protestës.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →