Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së FSHF me teknikun Sylvinho dhe stafin e tij deri në fund të vitit të ardhshëm, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të FSHF-së Z.Armand Duka.
Nëpërmjet një postimit në faqen e tij zyrtare në Facebook, Z.Duka përshëndet arritjen e marrëveshje me brazilianin Sylvinho, duke theksuar se ai vetë nuk e kishte vënë në dyshim asnjëherë zgjatjen e bashkëpunimit me teknikun e kombëtares shqiptare.
Në fund ai nuk lë pa përmendur edhe objektivin madhor që tashmë ka kombëtarja e Sylvinhos atë të kualifikimit për herë të parë në finalet e një kompeticioni si Kupa Botës 2026.
“Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej. Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025. Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës. Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”, përfundon deklaratën e tij Presidenti Duka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co