Bota Sport

“Të shënosh gol kundër Madridit, e mrekullueshme”- Prishi debutimin e Realit në kampionat, sulmuesi shqiptar: Jam krenar për veten! Janë skuadër e madhe, por…

te shenosh gol kunder madridit e mrekullueshme prishi debutimin e realit ne kampionat sulmuesi shqiptar jam krenar per veten jane skuader e madhe por





































Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, i cili prishi debutimin e Real Madrid në kampionat duke shënuar ndaj Kylian Mbappe & Co, është shprehur se ndihet krenar për veten e tij.

vedat muriqi

Futbollisti i Mallorca theksoi se Real Madrid është një skuadër me madhe, por shtoi se “të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme për ne”.

“Ndihem tmerrësisht, shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të nisim kështu, me pikë. Ne e dimë se Real Madridi është një skuadër e madhe, se ata mund të jenë më të mirët në botë, dhe të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme, e mrekullueshme për ne”, tha sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

“Duhet të jem i sinqertë, të shënosh një gol kundër Madridit është e mrekullueshme. E kam parë këtë në TV kur isha fëmijë, këtë ekip, këta lojtarë. Jam krenar për veten time, që kam shënuar një gol kundër Madridit, për ndarjen e fushës me këta yje botërorë, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë”, shtoi ai.

Vedat Muriqi theksoi se vështirë të luash në La Liga. “Nuk mund ta imagjinoni. Sapo i thashë Militãos që ‘ju jeni të gjithë shumë të shpejtë’. Lojtarë shumë të mirë, yje botërorë. Nga sot e tutje u uroj atyre dhe neve fat në rrugën tonë”, përfundoi ai.

Real Madridi u ndal që në ndeshjen e parë të La Liga dhe merita është e Vedat Muriqit,

Sulmuesi shënoi gol me fanellën e Majorkës duke ndalur ekipin e Ançelotit.

Madrilenët me sulmin e ëndrrave që nga minuta e parë, kërkuan të gjenin golin sa më shpejt dhe ia dolën falë Rodrigos në minutën e 13 të takimit. Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Muriqi ai i cili barazoi shifrat, duke vendosur në baraspeshe ndeshjen edhe një herë për ekipin e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts