Bota

Të shtëna me armë në një dasmë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

te shtena me arme ne nje dasme 1 i vdekur dhe 5 te plagosur
te shtena me arme ne nje dasme 1 i vdekur dhe 5 te plagosur

Një komando e armatosur qëlloi pa paralajmërim ndaj një grupi dasmorësh në Thionville në Moselle, Francën lindore.

Sipas raportimeve të mediave franceze, ka të paktën një person të vdekur, një djalë rreth 20 vjeç dhe pesë të tjerë të plagosur.

Sipas të dhënave të para, tre persona të maskuar dhe të armatosur me hynë në dhomën e pritjes së Pallatit Eden, ku po zhvillohej një dasmë e komunitetit turk.

Personat e armatosur hapën zjarr ndaj personave jashtë dhe disa të tjerëve në holl përpara se të iknin me një BMË. Një nga personat e goditur ka ndërruar jetë, tre të tjerë janë në rrezik të rëndë për jetën dhe dy janë plagosur lehtë, siç konfirmohet edhe nga burime të policisë lokale. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vend, personat e armatosur ishin larguar.

Për momentin nuk dihet arsyeja e të shtënave, por policia gjyqësore ka nisur hetimet dhe ka vendosur shirita sigurie rreth godinës. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts